Kryemadhi “djeg” skenën, me birrë në dorë këndon këngën e Hajredin Pashës (VIDEO)

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë në një darkë festive për fundvit ku e ftuar ishte këngëtarja Aurela Gace.

Këngës së Hajredin Pashës, Kryemadhi, e cila është nga Dibra, nuk ka mundur t’i rezistojë dhe është çuar për të kënduar së bashku me Aurelën. Nga videoja shihet që Kryemadhi këndon me gjithë zemër, ndërkohë që në duar mbante një birrë.

Kujtojmë se sot, ajo ka konfirmuar rikthimin e presidentit Ilir Meta në krye të LSI-së./albeu.com

 

 

 


Shtuar 27.12.2021 21:48