Kryebashkiaku Veliaj viziton Ukrainën, takohet me presidentin Zelensky

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vizituar Ukrainën, këtë të premte. Lajmi është bërë me dije nga presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky, i cili ka thënë se ka pritur delegacionin e Asociacionit të Qyteteve Evropiane që do të mbështesin punën për rindërtimin e qyteteve të rrënuara nga lufta.

“Jam i lumtur të mirëpres delegacionin e Asociacionit të Qyteteve Evropiane në Ukrainë. Ne e vlerësojmë që në këtë kohë të vështirë kur shteti ynë po lufton pushtimin rus, ju jeni afër nesh.

Të lidhura

None found

Gjithashtu do të jemi mirënjohës për ndihmën në restaurimin e banesave, infrastrukturës dhe kushteve për kthimin e ukrainasve në atdheun e tyre. Me rëndësi që rindërtimi filloi jo pas luftës, por tani”, u shpreh Zelensky. /