Kryebashkiaku ukrainas që u mor peng nga rusët merr pjesë në meshën e Pashkëve në Vatikan

Kryetari i Bashkisë së Melitopolit Ivan Fedorov dhe tre ligjvënës të tjerë ukrainas morën pjesë në meshën e Vigjiljes së Pashkëve të Papa Françeskut në Bazilikën e Shën Pjetrit në qytetin e Vatikanit.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, Vatikani tha se Papa u takua privatisht me delegacionin ukrainas përpara meshës.

Kujtojmë se Fedorov u arrestua nga forcat ruse muajin e kaluar, por u lirua më vonë në një shkëmbim të burgosurish.

Qyteti i tij mbetet nën pushtimin rus, pasi forcat çlirimtare nuk kanë arritur ta shpëtojnë

“Në këtë errësirë lufte, në mizori, ne të gjithë po lutemi për ju dhe me ju këtë natë. Ne lutemi për të gjitha vuajtjet.

Mund t’ju ofrojmë vetëm shoqërinë tonë, lutjen tonë”, tha Papa Françesku./albeu.com/