Gafë e Donnarumma, portieri nuk gjen paqe te PSG (VIDEO)

PSG po përballet me Marseille dhe gjatë kësaj ndeshje deri më tani kanë qenë dy protagonistë: Neymar me golin e realizuar dhe Donnarumma me të dhuruarin.

Kampioni i Europës gaboi në minutën e 30-të të ndeshjes ndaj Marseille dhe Caleta Car e barazoi ndeshjen në 1-1.

Donnarumma është përfolur shumë për një largim nga PSG, madje sot u raportua se një rikthim te Milani në verë është i mundshëm. / h.ll/albeu.com


Shtuar 17.04.2022 21:42