Kryebashkiaku i Tropojës Rexh Byberi, paraqitet në SPAK

Ditën e sotme, kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi, është paraqitur në SPAK. Ende nuk dihet shkaku i thirrjes në SPAK, por kujtojmë se në shtator 2023, 300 banorë të Fierzës paditën në SPAK kryebashkiakun e Tropojës, Rexh Byberi, shefin e komisariatit Përparim Allmuça dhe pronarin e kompanisë “Byberi shpk”, Avni Byberi.

Padia erdhi pas protestave të vazhdueshme që banorët kanë bërë kundër gurores dhe fabrikës së bitumit në fshatin e tyre.

Në kallëzimin Penal depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me 28 gusht 2023, thuhej se Rexh Byberi, kishte dhënë leje për hapjen e gurores në zonë pyjore në kundërshtim me ligjin, si dhe duke favorizuar djalin e xhaxhait të tij, Avni Byberi


Shtuar 11.04.2024 11:55