Kryebashkiaku i Strugës non grata, paralamëron ambasadorja amerikane në RMV: Do të ketë të tjerë

Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler ka komentuar në “Twitter” vendimin për vendosjen e Ramiz Merkos në listën e zezë amerikane.

“Populli në Maqedoninë e Veriut meriton integritet nga ana e zyrtarëve publik, dhe një sistem i cili do t’i mbajë ata përgjegjës. SHBA-ja do të vazhdojë të publikojë çdokënd, pa marrë parasysh pozitës apo partitë politike, që minon sundimin e ligjit, duke kërcënuar progresin dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut” shkruan Aggeler.

Ajo ka shtuar se për këtë vit kjo është masa e parë e ndërmarrë ndaj një politikani në vend, por, pret të ketë më shumë.

“Kryetari Merko është i pari për këtë vit, por presim të ketë më shumë. Korrupsioni ka pasoja” shkruan Aggeler.

Kryebashkiaku Ramiz Merko


Shtuar 21.06.2023 11:20