Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka miratuar një vendim të ri për çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës. Sipas vendimit, çmimet ulen mesatarisht me 1,89% krahasuar me vendimin e 19.10.2026.
EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të kenë një ulje prej 5,00 denarësh për litër.
Të lidhura
None found
Në anën tjetër, çmimi i EURODIZELIT (D-E V) mbetet i pandryshuar.
Vaji Ekstra i Lehtë për Amvisëri (EL-1) do të kushtojë 0,50 denarë më pak për litër.
Ndërkohë, çmimi i mazutit M-1 SU rritet me 0,694 denarë për kilogram, duke arritur në 54,273 denarë për kilogram.
Çmimet maksimale të reja do të hyjnë në fuqi më 27.10.2026, në orën 00:01, dhe do të jenë si më poshtë:
EUROSUPER BS-95: 91,00 denarë për litër.
EUROSUPER BS-98: 93,00 denarë për litër.
EURODIZEL BS (D-E V): 99,00 denarë për litër.
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1): 110,00 denarë për litër.
Mazut M-1 SU: 54,273 denarë për kilogram./Telegrafi/





