Të mërkurën e 19 Qershorit, në orën 15:00, në “Volksparkstadion” të Hamburgut Kroacia dhe Shqipëria, do të ndeshen për herë të parë mes tyre në rang kombëtaresh.
Fati e deshi që dueli i parë mes dy skuadrave të vijë në kuadër të ndeshjeve të dyta në Grupin B, për fazën e parë të Kampionatit Europian që zhvillohet në Gjermani.
Të lidhura
None found
Padyshim ky është një duel historik, duke ditur që nuk kanë asnjë precedent në të shkuarën.
Përveç faktit se është hera e parë që përballen me tyre, kjo ndeshje shikohet edhe si “jeta e vdekje” për kalimin në raundin e dytë.
Kroaci-Shqipëri, është dueli i të mundurve në ndeshjet e para në grup dhe një tjetër disfatë do t’i minimizonte mundësitë për të kaluar Grupin B.
Madje një humbje e Kroacisë, mund të shikohet edhe si lamtumirë për Europianin, pasi kanë golavarazhin më të keq në grup, pasi u mund në start nga Spanja në shifrat 3-0.
