Kriza në Ukrainë, Harxhi: Pasoja të rënda dhe për Ballkanin, Serbia mund të kërcënojë Kosovën

Edit’h Harxhi në një lidhje skype në emisionin Open ka folur për konfliktin Ukrainë -Rusi.

Ajo është shprehur se nëse shpërthen lufta do të ketë pasoja të rënda dhe në Ballkan, pasi sipas saj, Serbia do të merrte hov për të sulmuar Kosovën.

“Do kishte pasoja të tmerrshme për Europën, do kishte një numër të madh refugjatësh që do hynin nga Polonia.

Do përfshiheshin dhe shumë vende që janë në stabilizim-asocim me BE-në siç është Moldavia.

Pasoja do ketë dhe në Ballkan, kjo më shqetëson. Shoh militarizim të Serbisë me një numër të madh avionësh që do marrë nga Rusia dhe armatime teknologjike që i merr nga Kina.

Mund të ketë kërcënim indirekt për vendet e brishta në Ballkan siç janë Kosova dhe Bosnja Hercegovina.

Ka pasur disa tentativa të vogla të serbëve në veri të Kosovës, në Mitrovicë. Do kishte pasoja të mëdha ekonomike,” tha Harxhi.


Shtuar 15.02.2022 09:37