Kriza në Maqedoni, Alternativa mbledh kryesinë qëndrore, dalin detaje

Kryesia qendrore e Alternativës sonte po mbanë mbledhje ku po diskutohen zhvillimet aktuale lidhur me deponimet e nënshkrimeve për votimin e mocionit të mosbesimit të Qeverisë, por edhe pas qëndrimeve të shprehur nga deputeti i kësaj partie, Skender Rexhepi – Zejd.

Zëdhënësi i kësaj partie, Orhan Murtezani ka folur lidhur me atë se cfarë po bisedohet.

“Për momentin nuk ka tërheqje të vendimit që kemi ndërmarrë. Debati do të vazhdojë , tani për tani nuk kemi vendim. Nesër ose pasnesër pritet që të kemi vendim të prerë se si do të veprojnë deputetët tanë. Grupi parlamentar i AA është unik dhe ashtu do të jetë, dhe secili vendim do të respektohet unanimisht”, theksoi Murtezani. /INA/


Shtuar 8.11.2021 20:05