Kriza energjetike në Kosovë, del nga funksioni blloku A3, nisin reduktimet

Kriza energjetike në Kosovë duket se nuk do të marrë fund për një kohë të gjatë. Pas stabilizimit të përkohshëm me furnizim, pas mesnatës së sotme, saktësisht në orën 24:00, do të nxirret nga funksioni edhe blloku A3 i Termocentralit “Kosova A”.

Mediat në Kosovë kanë mësuar se me ndaljen e punës së këtij blloku, Termocentrali “Kosova A” nuk do ta ketë në funksion asnjë njësi.

Ndalja e punës së bllokut A3 po bëhet për shkak të një rrjedhje dhe pas mesnatës së sotme janë planifikuar edhe reduktime në shumicën e komunave të Kosovës, por kjo po vazhdon të mbahet fshehur nga ana e KEK-ut. KEK-u ende nuk ka folur mbi këtë çështje.


Shtuar 16.09.2022 21:53