Mbrëmjen e sotme qyteti i Shkodrës është tronditur sërish nga të shtënat me armë. Ngjarja ka ndodhur na lagjen “Guerrile”.
Përmes një informacioni për mediat, policia sqaron se ngjarja ndodhi rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi:
Rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/AlbEu.com/