Personi në foto është 46 – vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten e tij 60- vjeçare dhe plagosi djalin e 29 vjeç, i cili ndërhyri për të mbrojtur të ëmën. Ngjarja e rëndë, krimi brenda familjes, ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në Angelochori të Selanikut.
Sipas informacioneve të bëra publike nga mediat greke ngjarja ka ndodhur kur bashkëshortët u grindën ashpër me njeri tjetrin dhe kur burri tentoi të sulmonte gruan me thikë, djali i tij u përpoq ta ndalonte.
Për rrjedhojë pati një sherr mes babait dhe djalit. Të njëjtat informacione thonë se në përpjekjen e saj për të shpëtuar fëmijën e saj, nëna u godit për vdekje me thikë.
Njëherazi ka plagosur me thikë edhe djalin e tij 29-vjeçar. Autori është arrestuar nga efektivë të Repartit të Thermaikos të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit. 29-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në spitalin Hipokrati në Selanik.
46-vjeçari i arrestuar, i cili vullnetarisht është paraqitur në polici do të dërgohet në Prokurorinë kompetente.
Ndaj 46-vjeçarit është ngritur akuza për vrasje e kryer në tentativë.