Krimi në Elbasan, flet 14-vjeçarja: Kam shpërndarë drogë për 1 vit e gjysmë, Mikelin e kisha më shumë se shok

Vajza 14-vjeçare, “molla e sherrit” që shkaktoi krimin e rëndë që ndodhi të shtunën në Elbasan, ku humbi jetën Florenc Kovaçi tregon për emisionin “Shqipëria Live” se është përdorur për shpërndarjen e lëndës narkotike për 1 vit e gjysmë.

Ajo gjithashtu tha se, Mikelin e kishte më shumë se shok, por miqtë e dy vëllezërve e kanë shfrytëzuar për 1 vit.

E mitura tregon se i kishte treguar familjes rreth të gjithë gjërave, por pranon se i kishte kthyer shpinën atyre.

“E kapi vëllai im nga kraharori. Unë e kapa dhe e tërhoqa. Florencin e kisha shok, kurse me Mikelin isha më ndryshe, isha më shumë se shokë. Kam shpërndarë lëndë narkotike për 1 vit e gjysmë. Ma jepnin dy vëllezërit dhe disa persona të tjerë që më kanë shoqëruar. Pjesë e shfrytëzimit ka qenë, më kanë shfrytëzuar për 1 vit të gjithë personat që Mikeli dhe Florenci i quanin shokë dhe ishin konsumator të lëndëve narkotike. Kam folur dhe me familjen time, por isha treguar aq budallaqe sepse i ktheva shpinën familjes”, tha ajo./albeu.com


Shtuar 8.11.2021 14:53