Qyteti i Kavajës u trondit mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi një krim i rëndë ndodhi brenda familjes Rreshka. 76-vjeçari Muhamet Rreshka ka vrarë me thikë vëllain e tij, Eqerem Rreshka, 74 vjeç. Dyshohet se krimi ka ndodhur gjatë kohës që ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, në fshatin Agonas, të Kavajës.
74-vjeçari u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë. Autori është shoqëruar në polici, teksa hetimet po vijojnë, pasi nuk dihet se cili ishte shkaku që çoi në krimin e rëndë brenda familjes.
Të lidhura
None found
