Krim i rëndë në familje, gruaja vret burrin me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një grua 46-vjeçare, ka vrarë më thikë burrin e saj 56-vjeçar.

Mësohet se burri është goditur disa herë më thikë në trup dhe në fyt.

Sipas informacioneve, çifti kishte probleme personale dhe në punë.

Gjithashtu, 46-vjeçarja i ishte nënshtruar një ekzaminimi psikiatrik mëngjesin e së enjtes.

Bashkëshorti i saj e kishte shoqëruar gruan në spital.

Gjithashtu, në vitin 2020 ajo u shtrua në departamentin e psikiatrisë të të njëjtit spital.

Çifti kishte një vajzë 5-vjeçare.


Shtuar 26.01.2024 15:37