Uniformat blu në Vlorë, kanë vënë në pranga një 64-vjeçar, pasi ka kryer veprime të turpshme ndaj një 56-vjeçareje.
DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Xh., 64-vjeç, banues në Himarë, pasi ka bërë kallëzim një 56-vjeçare, se ky shtetas, në menyrë të përsëritur, ka kryer veprime të turpshme ndaj saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.