Kreu i SPAK takohet me Zv/Ndihmës Sekretarja e Shtetit: Krenarë për bashkëpunimin

Kreu i SPAK Arben Kraja është takuar me Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit Lisa Johnson.

Në një postim në Twitter, ambasada thotë se SHBA-të janë krenare për bashkëpunim me SPAK dhe presin vizitën e Krajës muajin e ardhshëm në Uashington.

“Krenarë për bashkëpunimin me SPAK, të cilin  e ka mbështetur nga afër në çdo hap të tij, nga ngritja tek rekrutimi & fillimi i punës. Presim me kënaqësi vizitën muajin e ardhshëm në Uashington dhe Akademinë e FBI-së në Quantico”, shkruan ambasada në një postim në Twitter./albeu.com