Kryetari i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe AntiKrim (SPAK), Arben Kraja në një komunikim për mediat foli për çështjen e inceneratorëve dhe çështjen e publikimit të të dhënave.
I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë hetim për inceneratorin e Tiranës, ai tha se hetimi është i hapur jo vetëm për inceneratorin e Tiranës, por për të tre inceneratorët atë të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës.
Pyetje: A ka hetim për inceneratorin e Tiranës?
Kraja: Ka hetim për të tre inceneratorët.
Gjithashtu ai theksoi se viti 2022 do jetë i vështirë për personat që shkelin ligjet, pasi sipas tij, SPAK do i futet hetimeve të thelluara mbi çështje të caktuara./albeu.com/