Kreu i Policisë së Shkodrës Edmond Sulaj kalon vettingun

Ka përfunduar seanca e parë e vettingut për kreun e Policisë në qarkun e Shkodrës, Edmond Sulaj. Ky i fundit kaloi vettingun dhe është rikonfirmuar në detyrë.

Vettingu ka rinisur pas tre vitesh dhe do të vetohen krerët e lartë të Policisë së Shtetit.

Në lidhje me këtë reagoi edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili tha se procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të drejtuesve të Policisë.

“Për këtë qëllim do të vijojë vetingu i funksioneve drejtuese në Policinë e Shtetit si një mekanizëm i domosdoshëm vlerësimi, i cili rrit besueshmërinë e drejtuesve brenda organizatës, por edhe forcon besimin e qytetarëve. Përgëzime Trupave Vlerësuese dhe drejtuesve të AMP për punën voluminoze“, tha Balla.

Vettingu 

Të gjitha subjektet e policisë do t’i nënshtrohen edhe testit të drogës, si dhe do te vlerësohen edhe nga varësia e alkoolit apo të lojërave të fatit.

Vettingu nuk do të kryhet nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, por nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Në sitë nuk do të kalojnë 12.000 efektivet nga gradat më të larta të ato më të ulta, por vetëm ata që synojnë poste drejtuesish ose funksione me risk të lartë korruptimi.

Në muajin prill të këtij viti, AMP hodhi shortin ku përcaktoi konkretisht 36 emrat që pritet ti nënshtrohen vettingut, mes të cilëve drejtorë në strukturen qendrore të policisë dhe drejtoritë e qarqeve./albeu.com