Kreu i NATO: Nuk duhet ta vlerësojmë Rusinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të enjten se mbështetja e Ukrainës në luftën kundër Rusisë ka kosto, por ai këmbënguli se kjo është mënyra më e mirë për të garantuar paqe të qëndrueshme.

“Ne po e paguajmë këtë çmim në para, ndërsa ukrainasit me gjak”, tha zoti Stoltenberg në Konferencën e Sigurisë që mbahet në Berlin.

Të lidhura

None found

Kreu i NATO-s vuri gjithashtu në dukje se konflikti ka nxjerrë në pah rrezikun që paraqet vartësia që disa vende kanë ndaj gazit rus, si dhe dobësitë e zinxhirit të furnizimit.

“Kjo duhet të na bëjë të shqyrtojmë varësitë që kemi nga shtete të tjera autoritare, veçanërisht ndaj Kinës, në raport me zinxhirët e furnizimit, teknologjinë dhe infrastrukturën”, tha ai.

Ai tha se Perëndimi megjithatë “do të vazhdojë të bëjë tregti dhe të angazhohet ekonomikisht me Kinën”. Por shtoi se kjo duhet të ndodhë duke u bërë të vetëdijshëm mbi vartësitë, e duke zvogëluar dobësitë e menaxhuar rreziqet./VOA


Shtuar më 1.12.2022 17:21

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş