Që prej fillimit të luftës më 24 shkurt, kanë qenë të shumta aludimet dhe frika se Rusia mund të vërë në funksion armët bërthamore, pasi vetë presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi forcat parandaluese bërthamore të viheshin në gatishmëri të lartë.
Rusia ka hedhur poshtë pretendimet se po shqyrton përdorimin e armëve bërthamore.
Për këtë arsye, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov sqaroi për medien amerikane se “askush” nuk po mendonte për përdorimin e armëve bërthamore.
I pyetur nëse Putin kishte sugjeruar më parë se do të përdorte armë bërthamore nëse një palë e tretë përfshihej në konfliktin në Ukrainë, Peskov tha jo. Zëdhënësi i Kremlinit vazhdoi tha: “Askush nuk po mendon të përdoë armë bërthamore.”
Gjatë intervistës së tij, Peskov i përshkroi gjithashtu komentet e presidentit amerikan Joe Biden për liderin rus këtë fundjavë si “mjaft shqetësuese”.