Një politikane e opozitës ruse, Elvira Vikhareva, u helmua nga kripërat e metaleve të rënda, sipas agjencisë ruse Sota.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur disa muaj më parë, kur Vikhareva kishte kryer teste laboratorike pasi kishte filluar të shfaqte disa simptoma të helmimit.
Në gjakun e Vikharevas u gjet dikromat kaliumi, një substancë shumë toksike dhe kancerogjene.
Vikhareva u tha gazetarëve se filloi të përjetonte dhimbje të forta në stomak, rritje të rrahjeve të zemrës, mpirje në ekstremitete, spazma muskulore, të fikët dhe rënie të flokëve. /albeu.com