Kremlini: Ende asnjë marrëveshje me Turqinë për eksportin e grurit ukrainas

Kremlini ka deklaruar se nuk është arritur ende asnjë marrëveshje me Turqinë për eksportet e grurit të Ukrainës, sipas Skynews.

Zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov tha se ndërkohë që po vazhdonte puna për dërgesat e grurit përmes Detit të Zi, ende nuk ishte arritur asnjë marrëveshje.

Ditën e djeshme, ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu u takua homologun e tij rus Sergei Lavrov në Ankara për zhbllokimin e porteve të Ukrainës  për të eksportuar 22 milionë tonë drithëra që kanë mbetur në kapanone.

Pas shtyrjes së një marrëveshjeje midis Rusisë dhe Ukrainës mbi një plan për të rifilluar eksportet e grurit nga portet ukrainase, perspektivat duken të zbehta, pasi secila palë fajëson tjetrën për ndërprerjen e furnizimeve globale të ushqimit.


Shtuar 9.06.2022 12:41