Tottenham nuk di të ndalet, arrihet marrëveshja me lojtarin e Barcelonës

Tottenham po tenton të përforcohet, që sezonin tjetër të mos e diskutojë katërshen e parë dhe pse jo të luftojë për trofe.

Antonio Conte ia ka dalë më parë me londinezët e Chelsea dhe do kërkojë të përsërisë veten në krye të “Gjelave”.

I radhës që pritet të zyrtarizohet te Tottenham është një mbrojtës i kombëtares së Francës, Clement Lenglet.

Barcelona nuk e ka në plane dhe do të kalojë te klubi i Premier League në huazim me të drejtë blerje. Marrëveshja është pranë dhe kanë mbetur vetëm disa detaje. / h.ll/albeu.com

 


Shtuar 5.07.2022 13:10