KQZ nuk i hoqi mandatin Kreshnik Hajdarit, “Bashkë Fitojmë” e çon çështjen në KAS

Pasi KQZ vendosi mos t’i hiqte mandatin kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, koalicioni “Bashkë Fitojmë” e ka çuar çështjen në KAS.

Hajdari akuzohet për fshehje të formularit të dekriminalizmit, pasi nuk deklaroi një dënim në Greqi.

Në shkresën ankimuese të BF në KAS, cilësohet absurd fakti që KQZ nuk i hoqi mandatin Hajdarit, pasi u konfirmua se ai ishte dënuar në shtetin grek.

SHKRESA E PLOTE

Sakaq, ditën e djeshme, SPAK mori të pandehur kryebashkiakun.

Hajdarit iu komunikua akuza , neni 190/2 i K.Penal për falsifikimin e formularëve.

Për rreth 2 orë, së bashku me avokatin e tij Theodhori Sollaku, Hajdari u mor në pyetje nga SPAK./albeu.com


Shtuar 16.11.2023 12:00