KQZ: Fituesi i zgjedhjeve do të shpallet më 26 prill

Komisioni Rregullator pranë KQZ kërkon që rezultati i zgjedhjeve të dalë në orën 8:00 të datës 26 prill.

Anëtari Ares Çela propozoi në mbledhjen e Komisionit që afati për nxjerrjen e rezultatit të ngushtohet me 16 orë, nga ora 24:00 e datës 26 prill që ishte propozimi fillestar.

Ky vendim i Rregullatorit duket se ka vënë në vështirësi jo vetëm komisionerët e partive që do të duhet të numërojnë votat, por edhe vetë kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi, i cili më parë është shprehur se fituesi i zgjedhjeve do të mësohet 72 orë pas votimeve.


Shtuar 14.04.2021 21:08

Tags: ,