Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ka dërguar këtë të mërkurë emrat e kandidatëve të saj që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Ndërkohë kujtojmë se në zgjedhjet e pjesshme vendore në bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnje, KQZ nuk pranoi të regjistronte si pjesë të koalicionit nismën e Sali Berishës, pasi logot dhe simboli me të cilët përfaqësohet i përkasin Partisë Demokratike.
Pra, pjesë e koalicionit janë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane të cilat do të garojnë me kandidatët e zgjedhur nga Komisioni i rithemelimit të PD-së.
“Shtëpia e Lirisë” do të kandidojë në 6 bashkitë me këta emra: Elton Bano (Lushnje), Bardh Spahia (Shkodër), Premtim Kryemadhi (Dibër), Ardian Muka (Durrës), Hekuran Xhani (Rrogozhinë) dhe Lulzim Vrana (Vorë)./albeu.com/