KQZ caktoi KZAZ për 6 bashkitë ku do mbahen zgjedhje, Rama nis menjëherë nga puna, takime nëpër qarqe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar anëtarët e KZAZ-vë për 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore. Menjëherë pas caktimit të tyre, Partia Socialiste ka ndezur motorët e fushatës.

Kryeministri Edi Rama ka nisur sot takimet bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm, drejtuesit politikë dhe deputetët e qarqeve ku ka zgjedhje.

Takimi i parë sot ishte në Fier dhe ka zgjatur rreth një orë, ndërsa në ditët në vijim do të jenë qarqet e tjera.


Shtuar 24.01.2022 16:08