Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski përmes një statusi në profilin e tij në Facebook u bënë thirrje deputetëve dhe partive politike në Kuvend që sa më shpejtë të votojnë ligjin për pagën minimale.
“Inkurajojë deputetët e Kuvendit dhe partitë politike të japin mbështetje dhe sa më shpejtë të votojnë ligjin për pagën minimale.
Qytetarët nga ne presin efikasitet dhe nuk mund të lejojmë shtyrjen e miratimit të këtij vendimi që është shumë i rëndësishëm për punëtorët me të ardhura të vogla në kohë krize”, shkruan Kovaçevski.
Kovaçevski kërkon nga opozita dhe deputetët e saj të japin mbështetje këtij versioni të ligjit dhe përfundimisht të demonstrojnë unitet për vendimet që janë të rëndësishme për qytetarët.