Dorëheqje dhe nga posti i kryeministrit dhe zgjedhje të parakohshme premton kreu i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me kushtin e vetëm që partia e Mickoskit t’i votojë ndryshimet kushtetuese.
“Unë shumë qartë tregova. Ditën, edhe këtë e thashë qartë në konferencë për media, kur do të votohen ndryshimet kushtetuese, unë do të japë dorëheqje dhe do të shkojmë në zgjedhje”, tha Kovaçevski.
Ai më tej tha se asnjë njeri nuk ka lindur që të jetë vetëm kryeministër.
Kujtojmë se në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut të premten u mbajt debatin për ndryshimin e Kushtetutës, për futjen e bullgarëve në Kushtetutë. Por, votimi i nevojës për ndryshimin e Kushtetuës, u shty për një moment të dytë, pasi pushteti nuk e kishte dy të tretën e nevojshme. Rendi i ditës për debatin u votua më 70 vota pro, 47 kundër dhe asnjë të përmbajtur.
Për votimin e nevojës së ndryshimit të Kushtetues, duhet të votojnë 80 deputetë./albeu.com