Kosova sot zgjedh Presidentin, zbulohet ora kur do të mbahet seanca

Seanca për zgjedhjen e presidentit në Kosovë  do të mbahet sot, e shtunë.

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet në orën 14:30.

Pretenduese për presidente është Vjosa Osmani. Vetëvendosje nuk i ka të sigurta votat për të, pasi nuk i ka të garantuara 80 vota në Kuvend për t’ia mundësuar kuorumin zgjedhjes së presidentit. LDK-ja ka deklaruar se do të marrë pjesë në votim, por te grupi i saj parlamentar ka pikëpyetje nëse disa deputetë do të respektojnë vendimin e kryesisë së partisë. /albeu.com/

 


Shtuar 3.04.2021 13:20