Kosova sërish shifra të larta nga Covid-19, bilanci i 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 152 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë rast i vdekjes. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.102. Në total numri i rasteve aktive është 872.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.683.758 doza të vaksinës. Deri më sot 786.859 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 6.01.2022 15:01