Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka paditur Komunën e Budvës dhe kompaninë “Sunraf Beach Properties”, duke kërkuar kthimin e rreth 4,500 metrave katrore pronë në shëtitoren Rafailovic, e cila ka qenë dikur vendpushimi për fëmijë.
Duket cituar aktpadinë, shtypi në Kosovë shpjegon se kjo hapësirë, e quajtur dikur “Ganimete Tërbeshi” ishte blerë gjashtë dekada më parë nga ana e Prishtinës. Mediat malazeze thonë se padia është paraqitur në Gjykatën Themelore të Kotorrit, të cilës i është kërkuar të dalë me një masë të përkohshme që ndalon tjetërsimin e pronës deri në zgjidhjen e çështjes në gjykatë.
Ky vendpushimi u emërtua më vonë si “Lahor”. Pas luftës së luftës në Kosovë, dega e kompanisë u zhvendos në Malin e Zi, ku më tej u privatizua. Ndërtesa e vjetër u rrënua krejtësisht e tani aty po ndërtohet kompleks shumëkatësh.
Në padi theksohet se Kosova është pronare e kësaj toke dhe si provë i ka bashkangjitur një marrëveshje të blerjes të lidhur më 22 mars 1961 në Gjykatën e Qarkut të Kotorrit, ku rezulton se parcelën prej 4,555 metra katrorë e kishte blerë Këshilli Social për Çështjet Politike dhe Sociale.
Në 2018-tën, pas tre vjetësh refuzimi, në Kuvendin e Kosovës u ratifikua marrëveshja e kufirit me Malin e Zi, një nga kushtet e fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Marrëveshja qe kundërshtuar atëherë nga Vetëvendosja e cila ishte e bindur se prej këtij pakti, Kosova humbiste territor.