Sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro dhe specialistja Laura Shteto të arrestuara me urdhër të SPAK u lanë në burg ditën e sotme.
Mësohet se Duro dhe Shteto ranë rastësisht në rrjetën e përgjimeve të Prokurorisë së Posaçme të korrupsionit teksa po kryhej hetimi për një tjetër person.
SPAK ka regjistruar në janar të këtij viti procedimin për një tjetër zyrtar të kësaj ministrie dhe ishte në përgjim të tij për korrupsion.
Por teksa përgjoheshin bisedat e zyrtarit, në flagrancë ranë sekretarja e përgjithshme e ministrisë dhe specialistja Shteto për një ryshfet prej 330 mijë lekësh lidhur me një tender në emër të kompanisë ‘Dricons’.
Administrator i kompanisë që fitoi tenderin është Vladimir Topi, ndërsa inxhinieri Silvi Shehi.
Prokuroria e Posaçme thotë se pas hetimeve, rezulton se ka qenë Vladimir Topi, i cili i ka dhënë Duros 330 mijë lekët që ta favorizonte në tenderin e hapur nga Ministria e Shëndetësisë. Sa i takon inixhinerit të kompanisë, Silvi Shehi, ai ka marrë shumën prej 330 mijë lekë dhe ia ka dërguar Laura Shtetos, specialiste e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.
Shteto dhe inixhinieri i kompanisë ‘DRICONS’ kanë bërë lidhjen mes sekretares së Shëndetësisë dhe administratorit Vladimir Topi. Shteto pasi ka marrë lekët nga inxhinieri i kompanisë ‘DRICONS’, ia ka dërguar sekretares së përgjithshme.
Tenderi për të cilin thotë SPAK-u ka patur një fond limit prej 51 146 571 lekë pa TVSH dhe në garë kanë qenë 11 operatorë ekonomik.
Fitues është shapallur bashkimi i dy kompanive “2Z KONSTRUKSION” shpk me administrator Zani Zoga dhe “I.C.C GROUP” shpk me administrator Eduart Zoi, të cilët kanë ofruar 40 444 769 lekë pa TVSH.
1.“DAJTI PARK 2007” shpk , per arsye:
-nuk ploteson piken 3.2 te DST, pasi sigurimi i ofertës nuk është bërë për 180 ditë, sikurse është kërkuar në DT por për 150 ditë.
– nuk plotëson pikën 2.3.6: Operatori ekonomik duhet të disponojë punonjës të specializuar/të kualifikuar.
2.“MARTINI” shpk , per arsye:
– Nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur nga ky operator ekonomik rezulton se në preventivin e QSH Vile Bashtove, sasia tek shuma 10.1 e ka plotësuar 100 copë dhe jo 1 copë, sa është kërkuar në preventiv në DST.
– Gjithashtu në preventivin e QSH Rrushkull sasia e kondicionerëve tek Shuma C1 e ka plotësuar 2 copë ndërkohë që kërkohen 3 copë në preventivin në DST.
3.BOE: “GLAVENICA” shpk & “NGRACAN 1934” shpk , per arsye:
– nuk plotëson pikën 2.3.1. Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme të DST.
4.“STERKAJ” shpk , per arsye:
– nuk plotëson pikën 2.3.6. Operatori ekonomik duhet të disponojë punonjës të specializuar/të kualifikuar.
5.“FRONTIER CONSTRUCTION” shpk , per arsye:
– nuk ka paraqitur oferte ekonomike.
SPAK thotë se në zyrën Sekretares së Përgjithshme ka sekuestruar në cilësinë e proves materiale shumën prej 330 000 lekë (shumë e cila përbën përftimin e parregullt të dhënë nga Laureta Sheto).
Joana Duro dhe Laureta Sheto akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”./albeu.com/