Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka bërë sërish një hyrje të veçantë në Kuvend ditën e sotme.
Ai kishte marrë me vete bukë misri dhe kos dhe tha se këto ushqime janë të vetmet që mund të përballojnë pensionistët me koston e lartë të jetesës dhe pensionin e ulët.
“Kam sjellë bukë mistri dhe kos. Bëjnë 1 mijë e 200 lek, janë 63 mijë lekë në muaj. 110 mijë lek merr mamaja ime, mund të hajë bukë mistri dhe kos për një muaj, 100 mijë lek ilaçe ca i ngelen. I ngelen lekë vetëm për letrën higjienike. Këtë do t’ia çoj atij, po rri sot pa bukë tha plaka ime, jepja qeverisë, vetëm ata t’i kemi shëndoshë”, tha Korreshi para Kuvendit.