Koronavirusi prek njerëzit afër tij, karantinohet Putin

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka njoftuar se do të qëndrojë në karantinë për disa kohë, pasi njerëz pranë tij janë infektuar me COVID-19.

Presidenti rus nuk do të udhëtojë në Taxhikistan këtë javë, ku pritej të merret pjesë në takimet e sigurisë. Megjithatë, Kremlini bën të ditur se ai do të jetë pjesë e mbledhjes online./albeu.com


Shtuar 14.09.2021 11:26