Korçarët presin me brohoritje Bashën, harrojnë maskat dhe distancën (VIDEO)

Kryedemokrati Lulzim Basha ditën e sotme ka vizituar qytetin e Korçës ku dhe është pritur me brohoritje.

Qindra mbështetës dhe simpatizantë janë mbledhur në hyrje të qytetit të cilët thërrasin “Basha” dhe në anët tjetër nuk mungon as shprehja “Rama ik”.

Me flamujt të PD militantët nga të 6 bashkitë e qarkut kanë formuar vargje me makina teksa e kanë pritur me entuziazëm Bashën.

Ajo që vihet re është se qytetarët nuk respektojnë distancën sociale dhe ka plot prej tyre që nuk mbajnë as maskë.


Shtuar 31.03.2021 11:53