Kontrolli fundos dy të rinjtë në Gjirokastër, kapen me kokainë e kanabis

Policia ka vënë në pranga dy persona në Gjirokastër pasi janë kapur me lëndë narkotike kokainë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se gjatë një kontrolli të ushtruar në një automjet me të cilin udhëtonin K. K., 24 vjeç dhe Z. H., 35 vjeç, banues në Gjirokastër, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të vogël kokaine.

Hetimi ka nisur edhe ndaj D. A., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël kanabis.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 15.12.2021 15:35