Kontrolle në hyrje-dalje të Shqipërisë, sekuestrohen veshje me vlerë 13 mijë euro

Policia ka zhvilluar kontrolle në pikat kufitare të Shqipërisë, aeroportin Rinas e në Portin e Vlorës dhe si rezultat ka goditur 4 raste të paligjshmërive të ndryshme, në hyrje dhe në dalje të RSh-së, vihen në pranga 2 shtetas, në hetim 2 të tjerë.

Në PKK Rinas u godit një rast i tentativës për të kaluar kufirin me dokument të falsifikuar dhe një rast i kontrabandës së mallrave. Sekuestrohen 1 dokument fals dhe mallra (veshje) me vlerë rreth 13 000 euro.

Në portin e Durrësit u godit një rast i mosdeklarimit të sendeve me vlerë dhe një rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. Sekuestrohen aksesorë floriri dhe 4 kuti me cigare (puro) me vlerë totale 2320 euro.

Gjithashtu në Port Durrës, në hyrje, u godit një rast i modeklarimit të sendeve me vlerë. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi A. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik i janë gjetur aksesorë të ndryshëm floriri, që dyshohet të jenë të vjedhura.

Njoftimi i policisë:

Departamenti i Policisë Kufitare

Kontrolle të shtuara në pikat e kalimit kufitar, nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Evidentohen dhe goditen 4 raste të paligjshmërive të ndryshme, në hyrje dhe në dalje të RSh-së, vihen në pranga 2 shtetas, në hetim 2 të tjerë.

Në PKK Rinas u godit një rast i tentativës për të kaluar kufirin me dokument të falsifikuar dhe një rast i kontrabandës së mallrave. Sekuestrohen 1 dokument fals dhe mallra (veshje) me vlerë rreth 13 000 euro.

Në portin e Durrësit u godit një rast i mosdeklarimit të sendeve me vlerë dhe një rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. Sekuestrohen aksesorë floriri dhe 4 kuti me cigare (puro) me vlerë totale 2320 euro.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në të gjitha pkk-të e vendit, bazuar në analizat e riskut, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare. Si rezultat, u goditën 4 raste të paligjshmërive në fusha të ndryshme.

-Në PKK Rinas, në dalje, bazuar në analizën e riskut, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar për kontroll më të detajuar shtetasin E. B. Nga verifikimet në laboratorin e dokumenteve rezultoi se leja e qëndrimit që kishte paraqitur ky shtetas, ishte e falsifikuar.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në hyrje, kanë kaluar për kontroll më të detajuar valixhet e shtetasit R. S. Gjatë kontrollit të valixheve të tij janë gjetur veshje të ndryshme (me vlerë rreth 13 000 euro), të dyshuara të kontrabanduara.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 21 vjeç, banues në Kosovë dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. S., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Në Port Durrës, në hyrje, u godit një rast i modeklarimit të sendeve me vlerë. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi A. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik i janë gjetur aksesorë të ndryshëm floriri, që dyshohet të jenë të vjedhura.

Gjithashtu, po në hyrje, në port Durrës, u godit një rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 49 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij janë gjetur 4 kuti me cigare (puro), më vlerë totale 2320 euro.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 6.03.2023 15:23