Eksponentët e Partisë Demokratike, Jemin Gjana dhe Aldo Bumçi, kishin zhvilluar diskutime të forta në mbledhjen e kryesisë së PD-së.
Në disa media u tha se debatet ishin aq të forta saqë po shkonin drejt përplasjes fizike.
Anëtari i kryesisë së PD-së Aldo Bumcci i ka mohuar këto zëra, duke u shprehur se ka pasur vetëm debat dhe jo konfrontim fizik. Komentet ai I bëri në studion e “Syri TV”, ku edhe ishte i ftuar.
Biseda në studio:
Çim Peka: Keni pasur përplasje fizike me Jemin Gjanën?
Aldo Bumçi: Jo, diskutim dhe debat. Por jo përplasje fizike. Kemi qenë koleg në qeverinë e kaluar.
Çim Peka: Se mban edhe një varëse floriri në dorë.
Aldo Bumçi: Jo, nuk ka pasur. Diskutim dhe debate po./albeu.com/