Konflikt i çastit? Akoma mister plagosja e dy policëve në Mamurras

Akoma ka mbetur mister sesi janë plagosur dy efektivët e policisë në Mamurras.

Bashkë me Flamur Llejën dhe Ilir Zekajn, është plagosur edhe një qytetar i identifikuar si Nikoll Vorfi.

Një prej policëve mësohet se ka marrë plagë në këmbë ndërsa tjetri është qëlluar me sende të forta, , ndërkohë që nuk dihet nëse mes palëve ka pasur një konflikt të çastit apo një konflikt i mbartur në kohë.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu bashkë me drejtorin e departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj.

Ndërkohë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes në ndihmë të policisë së Mamurrasit kanë shkuar edhe grupet e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër dhe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë.


Shtuar 13.04.2021 14:40