Konfirmohet rasti i parë i lisë së majmunit në Serbi

Është konfirmuar rasti i parë i ardhur nga jashtë i lisë së majmunit në Serbi nga Instituti i Shëndetit Publik “Dr Milan Jovanović Batut”.

Sipas mediave vendase, rasti është diagnostikuar dhe trajtuar sipas procedurës, thuhet në deklaratë, duke shtuar se diagnostifikimi laboratorik është kryer në Institutin e Virologjisë, Vaksinave dhe Serumeve.

Në përputhje me Rregulloret dhe Protokollet Ndërkombëtare të Shëndetësisë, rasti i parë i konfirmuar u raportua në institucionet ndërkombëtare shëndetësore.

Institucioni u bën apel qytetarëve që për ruajtjen e shëndetit të zbatojnë të gjitha masat parandaluese dhe të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore./albeu.com


Shtuar 17.06.2022 15:14