Konfirmohet në detyrë drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Prokuroren Elisabeta Imeraj, e cila mban edhe postin e drejtueses së Prokurorisë së Tiranës.

Sipas vlerësimeve të bëra nga KPK, Imeraj ka rezultuar se është e pastër në tre kriteret.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Roland Ilia si dhe Suela Zhegu.

Një javë më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi  Elisabeta Imerajn drejtuese të Prokurorisë së Tiranës për një mandat 3 vjeçar.


Shtuar 1.04.2021 09:50

Tags: ,