Vetëm pak çaste më parë Ministria e Shëndetësisë konfirmoi rastin e parë me variantin “DELTA” të Covid-19 në vendin tonë.
Dyshimet se ky variant ishte prezent, kishin lindur prej kohësh edhe për shkak të rritjeve të rastë te reja, por ditën e sotme është konfirmuar nga Laboratori i Referencës në Berlin.
Menjëherë pas këtij lajmi, ka reaguar në rrjetin social “Facabook”, Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ku i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen. /albeu.com/
Postimi i plotë:
Konfirmimi i prezencës së variantit Delta në Shqipëri nga laboratori i referencës Charite në Berlin, kërkon nga të gjithë respektim rigoroz të masave parandaluese, izolim të menjëhershëm në rast dyshimi dhe konfirmimi të virusit #Covid19 dhe mbi të gjitha VAKSINIM • VAKSINIM • VAKSINIM, si arma më e fuqishme për të frenuar përhapjen e virusit dhe për të shpëtuar jetë!