Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të premte në Mynih të Gjermanisë.
Rama po merr pjesë në një Koferencë e Sigurisë në Mynih, ku është takuara edhe me homologun greke, Kyriakos Mitsotakis.
Të lidhura
None found
Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri ka ndarë momente momente nga Konferenca.
Kryeministri Rama gjithashtu u takua me deputetin e Bundestagut dhe mikun e Shqipërisë, Johann Wadephul, të dërguarin special të BE për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčák, të dërguarin special në Bosnjë, Christian Schmidt dhe ish-kancelarin austriak, Sebastian Kurz.
Rreth 40 krerë shtetesh e qeverish si edhe politikanë dhe ekspertë të sigurisë nga pothuajse 100 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Europën dhe Kinën, marrin pjesë në takimin vjetor të nivelit të lartë, në Gjermani.
Për herë të parë pas dy dekadash, organizatorët e konferencës nuk ftuan zyrtarët rusë. Vendet perëndimore kanë kërkuar izolimin diplomatik të Rusisë pas agresionit të Ukrainës, shkurtin e kaluar.
Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se sulmi i Rusisë në Ukrainë do të dominojë agjendën e diskutimeve. Zyrtarët dhe analistët perëndimorë thonë se konflikti po i afrohet një faze kritike ndërsa në 24 shkurt shënohet 1 vit nga agresioni rus.
Nënpresidentja Kamala Harris pritet të marrë pjesë në punimet e Konferencës, së bashku me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, zonja Harris do të mbajë një fjalim të shtunën, ku pritet të nënvizojë rreziqet e luftës si edhe nevojën për forcimin e mbështetjes amerikane ndaj Ukrainës, për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.
Ukraina varet nga armët perëndimore për të ndalur synimet e Presidentit Putin për të zgjeruar kontrollin mbi territorin ukrainas.
/Albeu.com/
