Konferenca e paqes në Paris, Macron bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza

“Ne duhet të punojmë për një armëpushim në Gaza”, tha pritësi i konferencës humanitare për Gazën në Paris, Emmanuel Macron.

Në nisje të konferencës, Macron i bëri thirrje komuniteti ndërkombëtar që të mobilizohet menjëherë.

“Në të ardhmen e afërt, ne duhet të punojmë për të mbrojtur civilët. Kjo do të thotë se ne duhet të punojmë për një armëpushim”, tha presidenti francez, duke theksuar se kjo duhet të jetë e mundur.

Qëllimi i “konferencës humanitare” që po mbahet sot në Paris, është të ofrojë ndihmë të menjëhershme për popullin e Gazës, e cila është bërë thuajse e pamundur nga bombardimet e pandërprera izraelite që nga sulmi i befasishëm nga Hamasi më 7 tetor.

Siç raporton gazetar “Le Figaro” qeveria izraelite nuk është e përfaqësuar  në konferencën e organizuar në Champs Elysees, por kreu i shtetit francez ka biseduar të martën me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ata do të bisedojnë sërish, siç njoftoi presidenca franceze.

I pranishëm në Paris gjithashtu do të jenë dhe dy kryeministrat shqiptarë Edi Rama Trembëdhjetë OJQ kërkuan një “armëpushim të menjëhershëm”, duke kërkuar “të garantohet hyrja e ndihmave në Gaza dhe respektimi i ligjit ndërkombëtar humanitar”. dhe Albin Kurti.

Ajo që do të thuhet në konferencë po vëzhgohet nga afër nga organizatat humanitare, të cilat ankohen për pamundësinë e dhënies së ndihmës ndërkohë që bombardimet ndaj Gazës vazhdojnë.

Sipas OKB-së, ndihma humanitare për banorët e Gazës dhe Bregut Perëndimor arrin në 1.2 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2023./Albeu.com


Shtuar 9.11.2023 12:46