Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj, mbajti një fjalim me tone të forta kritike dhe satirike, duke akuzuar mazhorancën për nënshtrim të plotë ndaj Edi Ramës.
Sipas tij, Parlamenti është shndërruar në një fasadë qesharake, ndërsa pushteti po i lë pas çështjet e integrimit evropian për t’iu kushtuar aferave të prapaskenës dhe kontrollit autokratik.
Të lidhura
None found
Duke ironizuar mënyrën se si funksionon shumica parlamentare, Gjekmarkaj tha se ligjet që lidhen me integrimin janë “pesë me hiç” përballë koncepteve të reja të regjimit.
Në vend të kërkesave të Jorida Tabakut për integrimin në BE, ai sugjeroi me sarkazëm miratimin urgjent të tri nismave: ligjit “Besa”, të konceptuar nga Gysi, ligjit “Prania besnike”, të projektuar nga sekseri ndërkombëtar i armëve Ron Yeffet, si dhe ligjit “Pasqyra”, të sjellë nga Beqiraj në stil rokoko me balonë.
Gjatë replikës ndaj Gazment Bardhit, i cili akuzoi kryeministrin për cenim të pavarësisë së parlamentarizmit, deputeti demokrat vijoi me kritikat ironike ndaj qëndrimit të deputetëve socialistë dhe servilizmit të tyre ndaj kreut të qeverisë.
“E ke gabim Gazment, keta ja bejne tete me dy atij dhe qeverise! Ramës i fërgëllojnë poturet si perdet nga era kur dritarja rri hapur kur kalon para këtyre zonjave e zotërinjve, kjo mazhorancë e ka aq për zemër parlamentarizmin sa ia bën terbiet pa gajle kryeministrit”, u shpreh Gjekmarkaj.
