Koncesioni i sterilizimit, kush janë zyrtarët e përfshirë, detyrim paraqitje edhe për Shefin e Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata

Ditën e sotme është arrestuar biznesmeni Ilir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj, ish-zv ministër i Shëndetësisë në lidhje me koncesionin e sterilizimit.

Të përfshirë në aferën e koncesionit të sterilizimit, që çoi pas hekurave Rjepajn dhe Rrapajn janë edhe 6 persona të tjerë.

Arrest me burg

Klodjan Rjepaj, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë

Ilir Rrapaj, ka akuzën e mashtrimit

Arrest shtëpie

Saimir Kadiu drejtor ekonomik
Marsela Serjanaj drejtoreshe juridike

Detyrim paraqitje

Arben Gjata

Pertef Mersini

Genc Burazeri

Naile Ajazi

Rektori i Universitetit të Mjekësisë njëherësh shefi i kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata është një ndër të 8 emrat e urdhërarresteve të lëshuara nga SPAK për koncensionin e sterilizimit. Ndaj tij është caktuar masa detyrim paraqitje.

Akuzat që rëndojnë mbi ta janë falsifikim dhe shpërdorim detyre. Ndërkohë mbi biznesmenin Ilir Rrapaj rëndon akuza e mashtrimit.

Hetimi për koncesionin e sterizlimit ka nisur në vitin 2020, dhe ishte padia e parë që u depozitua në SPAK, fill pas ngritjes së Prokurorisë së Posaçme.


Shtuar 17.08.2023 09:44