Atentat me armë zjarri në Tiranë, zbulohet kush ishte shenjestra

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kombinat. Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Shaban Bartoshi”.

Burimet bëjnë me dije  se R.G., ka tentuar të vrasë me armë zjarri Artur Korteshin.

Policia bën me dije se ka identifikuar autorin, po e kërkojmë për ta prangosur.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. G., 25 vjeç, pasi dyshohet se me datë 20.03.2021, rreth orës 15:10, në Kombinat, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër në afërsi të një banese dhe më pas është larguar me shpejtësi me një mjet. Punohet për kapjen dhe shoqerimin e këtij shtetasi. /albeu.com/

 

 


Shtuar 20.03.2021 21:31